Secondary Adv

5 ndertesat nenujore me inovative

Share on Google+

Në këtë artikull do ju tregojmë për 5 ndërtesat më inovative, të cilat janë të vendosura nën ujë. Ato ofrojnë një eksperiencë unike për ata që i vizitojnë  duke e parë jetën ujore brenda mjedisit të saj natyror ose sigurojnë alternativa të qëndrueshme për bujqësisë.

 

1.“Ocean Aquarium”, Shangai

I hapur zyrtarisht  në vitin 2002, “Ocean Aquarium”, në Shangai ka mbi 400 specie të ndryshme ujore. I ndërtuar që të përfshijë 9 seksione të ndryshme, ky akuarium është i vetmi që përfshin specie të rralla që ndodhen në Kinë, të cilat e kanë origjinën nga lumi Yangtze. Kjo ndërtesë me sipërfaqe 20,500 metër katror është një nga vendet më të njohura turistike në Shangai.

 

2. Hoteli “Water Discus” në Dubai

Ky hotel ka 21 dhoma, një restorant, një kopësht, pishinë dhe shumë atraksione të tjera. Ai është projektuar nga kompania “Deep Ocean Technology”.

 

3. Kopshti i Nemos

I krijuar nga grupi “Ocean Reef”, Kopshti i Nemos ka nxjerrë në pah mundësinë për të rritur bimë dhe perime nën ujë. Plani i kompanisë për të mbjellë fara brenda në një vazo, të vendosur brenda një balone plot me ajër ishte eksperimenti i parë i këtij lloji. Tani kompania ka ndryshuar metodat e saj duke përfshirë biosferën akrilike dhe teknologjinë e sofistikuar, të cilat mund të përdoren në akuariume në të gjithë botën.

 

4. Restoranti Subsix, Maldive

Restorani Subsix, i cili u hap në vitin 2012 është i arritshëm vetëm me anije duke ofruar kështu privatësi të lartë për klientët e tij. Ata që darkojnë aty mund të shijojnë edhe jetën e pasur nën ujore të Oqeanit Indian. Ai është ndërtuar 1.5 metër nën ujë.

 

5. Akuariumi dhe kopshti zoologjik nën ujor në Dubai

Ai ndodhet në Qendrën tregëtare të Dubait dhe përbëhet nga më shumë se 300 lloje të ndryshme speciesh ujore duke përfshirë edhe peshkaqenë. Përveç kësaj, vizitorët mund të ecin në rreth tre seksione të ndryshme të kopshtit zoologjik, të vendosura mbi akuarium, duke ofruar një eksperiencë unike për të gjithë ata që vizitojnë.


Më të lexuarat