Kjo eshte paisja qe mund te prodhoje uje te pijshem nga ajri
Një kompani izraelite e quajtur “Water-Gen” ka ndërtuar një makineri të projektuar posaçërisht për të prodhuar ujë vetëm nëpërmjet ajrit.
Arye Kohavi, CEO dhe bashkëthemelues i kompanisë tha: “Objektivi është të marrim ujë nga ajri me energji minimale. Ne mendojmë se projekti jonë mund të zgjidhë problemin e shumë vendeve të botës. Kjo është një zgjidhje e menjëhershme, qeveritë nuk kanë nevojë të shpenzojnë dekada për të bërë një projekt të madh.”
“Water-Gen” është një nga shtatë kompanitë izraelite, të cilat kanë paraqitur risitë teknologjike këtë javë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Secila prej makinerive duhet të lidhet me një burim energjie.
Sipas “Water-Gen” uji i prodhuar do të kushtojë më pak se 10 cent për litër. Ajo do e sjellë këtë lloj teknologjie për dy lloje vendesh: zona që nuk kanë ujë të pijshëm dhe vende që janë të ngrohta dhe me lagështir si për shembull: vendet afrikane, të Azisë Juglindore dhe Amerikës Latine.
Të dhëna mbi makinerinë:
Kapaciteti i prodhimit të ujit: më shumë se 450Litër/ditë (në kushte standarde botërore)
Pastrimi i ujit: UV, mineralizimit dhe filtër karboni