×
Secondary Adv

Share on Google+

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan ka njoftuar se deri në fund të këtij viti kryeqyteti do të ketë numrin më të madh të autobusave elektrikë në Evropë.

 

Ata do të përdoren në rrugët: 507 (nga stacioni Waterloo te Victoria) dhe 521 (nga stacioni Waterloo te Ura e Londrës). Automjetet e reja janë të prodhuara nga firma kineze BYD dhe prodhuesi britanik ADL, të cilët deri në muajin dhjetor do e çojnë numrin e autobusëve elektrikë që operojnë në qytet në 73.

Londra aktualisht ka rreth 2,000 autobusë elektrikë hibridë, që përfaqësojnë rreth 20 për qind të flotës. Khan tha se autobusët e rinj do të ndihmojë për të pastruar ajrin e ndotur të qytetit dhe do ta kthejnë atë në një udhëheqës botëror në përdorimin e mjeteve ekologjike për transport.


Më të lexuarat