×
Secondary Adv

Ky sistem me blloqe betoni redukton kohen ne ndertim

Share on Google+

Ky sistem i ri, revolucionar me blloqe betoni do të jetë një ndihmë e vërtetë në fushën e ndërtimit.  Ai nuk do të reduktojë vetëm kohen e ndërtimit të një strukture me 50%, por edhe koston, pasi do të keni nevojë për më pak materiale dhe puntorë të kualifikuar.

 

Sistemi i quajtur “Block ARMO” është krijuar nga arkitektët Juan Manuel Reyes dhe Jorge Capistrán. Gjatë procesit të prodhimit të këtyre blloqeve prej guri përdoren metoda të bazuara në materiale të riciklueshme dhe konsum të ulët të ujit.

Sipas Jorge Capistran, i cili patentoi sistemin inovativ duke e vënë atë në praktikë në 2009 për një projekt të zhvilluar nga Ministria e Zhvillimit Social, ai ka ndërtuar më shumë se 300 shtëpi në Sierra Negra, Puebla.

Juan Manuel Reyes shpjegoi se sistemi përbëhet nga 6 pjesë vetë-montuese, të cilat janë vetë-mbështetëse. Një shufër metali vendoset në çdo 80 centimetra, pa pasur nevojë për një bazë të veçantë, duke krijuar një strukturë ku ju mund të instaloni tuba dhe instalime elektrike pa ndonjë problem.


Më të lexuarat