Secondary Adv

9 urat me te larta ne bote

Share on Google+

Urat u mundësojnë njerëzve të periferive të udhëtojnë në destinacione të ndryshme, forcojnë infrastrukturën lokale dhe pjesët e tjera të transportit në të cilën ato janë vendosur. Më poshtë ne kemi listuar 9 urat më të larta në botë. Ato janë:

 

1. Ura Millau Viaduct, Francë

Ndërtimi i saj filloi në vitin 2001 dhe përfundoi në vitin 2005 me një kosto prej rreth 400 milion euro. Ajo është 343 metër e lartë, përfshin mbi 120.000 metra kub beton dhe mbi 18 ton  çelik.

 

2. Ura Yavuz Sultan Selim, Turqi

Projektuar nga inxhinieri francez Michael Virlogeux dhe ai zviceran Jean-Francois Klein, ura Yavuz Sultan Selimpërbëhet nga katër korsi dhe një linjë hekurudhore. Përfunduar në 2016, ajo është e lartë 321 metër.

 

3. Ura  Russky, Rusi

Përfundoi në vitin 2012 dhe është 320 metër e lartë.

 

4. Ura Sutong, Kinë

Kjo urë lidh Shangain me qytetin Nantong duke sjellë një rritje të ekonomisë. Zyrtarisht e hapur në vitin 2008, ura 306 metër e lartë fitoi në 2010 çmimin “Outstanding Civil Engineering Achievement” (OCEAN) dhe ka reduktuar kohën e udhëtimit për të dy destinacionet në vetëm një orë.

 

5. Ura  Stonecutters, Hong Kong

Ajo u hap në vitin 2009 dhe është 298 metër e lartë dhe përfshin ton çelik inox (çelik i pandryshkshëm).

 

6. Ura  Akashi-Kaikyo, Japoni

E përfunduar pas 10 viteve punë, ura Akashi-Kaikyo në Japoni është ndërtuar si pjesë e Projektit Honshu-Shikoku. Ajo është 283 metër e lartë.

 

7. Ura  Yi Sun-sin, Korea e Jugut

Përfundoi në vitin 2012 dhe është 271 metër e lartë.

 

8. Ura  Jingyue Yangtze, Kinë

Përfunduar në vitin 2002, ajo kalon lumin  Yangtze dhe është 265 metër e lartë.

 

9. Ura  Great Belt East, Danimarkë

Kjo urë është ndërtuar në mënyrë që të lidhë Halsskov dhe Sprogo. Ajo është 253 metër e lartë.


Më të lexuarat