×
Secondary Adv

Kompania suedeze krijon nje ore gjigande me 14 kamione

Share on Google+

Kompania suedeze e automjeteve “ Scania” krijuar orën e parë në botë të bërë tërësisht nga kamionë. 

 

Ajo përfshin 14 të tillë së bashku më 90 shoferë dhe u ndërtua në një fushë aviacioni të braktisur, në një vend të panjohur me sipërfaqe 70.000 metër katror. Ora gjigande filloi funksionimin e saj normal këtë javë dhe punon 24 orë pa ndalim.

  

Për të krijuar sahatin gjigand kamionët duhët të lëvizin në një trajektore në formë rrethi çdo 60 sekonda për 24 orë. Sipas kompanise kamioni në brendësi duhet të mbajë një shpejtësi konstante 13 km/h, kurse ai i jashtëm 53 km/h. Menaxherët e flotës në kullën e kontrollit monitorojnë vazhdimisht  çdo automjet për të shmangur ndalesat e papritura.


Më të lexuarat