×
Secondary Adv

Kina perfundon ndetimin e radio teleskopit me te madh te te gjitha koherave

Share on Google+

Në kërkim të jetës jashtëtokësore Kina ka ndërtuar radio teleskopin më të madh në botë. Ai ndodhet në mes të kodrave në rajonin malor të Guizhou dhe këtë javë filloi të punojë.

 

Ndërtimi i “Aperture Spherical Radio Telescope” (FAST)  ka kushtuar 1.2 miliard juan (140 milion paund ose 180 milion dollarë) dhe ka një pasqyrë të madhe sa 30 fusha futbolli, e cila përmban 4,450 panele.

Teleskopi do të përdoret për të kërkuar për shenja të jetës jashtëtokësore dhe për të vëzhguar objektet e largët qiellorë. Sipas medias vendase  në një provë të bërë para lancimit të tij, FAST ka zbuluar valë elektromagnetike të emetuara nga një trup qiellor, i cili ndodhet më shumë se 1,300 vite drite larg. Ndërtimi i tij filloi në vitin 2011 dhe qeveria zhvendosi rreth 10,000 njerëz, të cilët jetonin në zonën përreth me qëllim krijimin e një mjedisi të qetë për monitorim.


Më të lexuarat