Secondary Adv

Njihuni me dronin qe mund ta kontrolloni vetem duke levizur doren

Share on Google+

Kompania DJI ka prezantuar një dron të ri, i cili mund të kontrollohet me anë të lëvizjes së dorës tuaj.

 

I quajtur Mavic Pro, ai është i pajisur me ‘Gesture Mode’ dhe një kamera 12-megapiksel, duke u lejuar të bëni selfi pa e prekur  telekomandën. Droni mund të paloset afërsisht në madhësinë e një shishe uji dhe mund të fluturojë deri në 12.8 km pa psur nevojë të karikohet.

MAVIC Pro mund të drejtohet duke përdorur një kontrollues, smartphone, apo edhe gjeste. Ai peshon 725 gram dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale 64 km/h. Koha maksimale e fluturimit është 27 minuta pa erë, dhe 21 minuta fluturim normale. Droni mund të bëjë video 1080 HD nga një largësi 6.9 km. Mavic Pro do të kushtojë 999 dollarë.


Më të lexuarat