Keni menduar se pushimi në një resort në Europë apo Bahamas është më i shtrenjtë? Shikoni këto hotele indiane dhe do te ndryshoni mendim. Këtu po ju listojmë 5 hotelet më luksozë të Indisë.
1. Hoteli “The Oberoi Rajvilas”
Me tenda dhe dhoma luksoze, ky hotel ngjall madhështinë e Indisë mbretërore. Një dhomë kryesore ka një çmim prej 526 dollarësh dhe Vila Kohinoor, e cila vjen me një pishinë private, është 3 500 dollarë.
2. Hoteli “Taj Lake”
I votuar si hoteli me romantik në Indi, “Taj Lake” është ëdhe një nga hotelet më luksozë. Një dhomë aty kushton 541 dollarë, kurse suita e presidenciale 9 029 dollarë.
3. Hoteli “Suján Rajmahal”
Hoteli është ka 15 suita (nga 550 dollarë, duke përfshirë mëngjesin) dhe 30 dhoma. Hoteli gjithashtu ka një pishinë, spa, dy restorante. Ai është 19 km larg aeroportit kombëtar të Jaipur.
4. Hoteli “Neemrana”
Ky hotel është ndërtuar në një sipërfaqe rreth 2.4 hektar dhe është një nga shtëpitë e pushimit më të mira në Indi. Dhomat dhe suitat, secila me nga një emër dhe madhësi të ndryshëme. Ato kanë një arkitekturë shumë të bukur dhe interesante për tu eksploruar.
5. Hoteli “Rambagh”
Një kryevepër arkitektonike e vendosur në afërsi të Rambagh Polo Ground, hoteli Taj Rambagh është një nga hotelet më të rekomanduara në Jaipur. Ai përbëhet nga 79 dhoma, suita, dy dhoma dhe 5 salla për takime sociale dhe biznesi.
Hoteli gjithashtu ofron për pushuesit një pishinë të hapur, fushë mini golfi, spa dhe palestër. Restoranti shërben një shumëllojshmëri të kuzhinës indiane, kineze dhe kontinentale për të kënaq shijen e vizitorëve.