×
Secondary Adv

Sherbimi profesional Facebook At Work: Nje kercenim per LinkedIn dhe Microsoft?

Share on Google+

Facebook është duke zhvilluar një version profesional të platformës së tij të mediave sociale të quajtur “Facebook At Work”, ka thënë burime anonime për Financial Times.

 

Ai do tu mundosëojë krijimin e rrjeteve profesionale dhe të bisedoni me kolegët, duke e vënë atë në konkurencë të drejtpërdrejtë me Linkedin. “Facebook at Work” gjithashtu do të lejojë përdoruesit të punojnë së bashku mbi dokumente të ndryshme, një hapësirë e ngjashme me Microsoft Office dhe Google Drive.

Për herë të parë ky site u prezantua në vitin 2014. Testimet e para u kryen në 2015-tën ku projektit iu bashkuan 100,000 punojës së Bankës Mbretërore Skoceze. Pjesë e shërbimit do të jenë grupet dhe mjetet e komunikimit të Messenger së bashku me opsionin për video thirrje.

Ende nuk dihet se sa do të jetë tarifa e tij mujore për përdoruesit aktivë, por tarifat e disa site-ve të ngjashme me të janë: Convo (9 dollarë/muaj), Salesforce Chatter (15dollarë/muaj) etj.


Më të lexuarat