×
Secondary Adv

iPal, roboti qe mund te kujdeset per femijet tuaj

Share on Google+

Edhe pse prinderit përpiqen, shumë prej tyre nuk kanë kohë për të qënë në çdo moment të ditës me fëmijët e tyre.

 

Duke pasur këtë në mendje Avatar Mind ka krijuar një Babysitter robotik, i cili merr përsipër përgjegjësinë e një të rrituri, por bashkëvepron si një fëmijë katër ose tetë vjeçar.

 

I quajtur iPal, ky robot humanoid 91 cm ka një tablet me prekje në gjoksin e tij, komunikon duke përdorur një gjuhë të natyrshme dhe ofron survejim me kamera dhe video ‘chat’ për të lehtësuar shqetësimin e perindërve. Ai vjen në ngjyrat blu dhe rozë, është i programuar me gjeneratën më të fundit  për të kuptuar gjuhën dhe për të mësuar në mënyrë autonome.

Humanoidi kujton gjërat që pëlqejnë fëmijët dhe interesat e tyre në mënyrë që të krijojë biseda unike. Gjithashtu ka edhe një aplikacion ‘Children Messenger’, i cili lejon fëmijët të lidhen me të tjerë që kanë një iPal. Ky robot gjithashtu mund tu lexojë tregime fëmijëve tuaj, të luajnë lojëra dhe ka edhe një ‘softëare’  që u mëso atyre se si të bëjnë programimin bazë.


Më të lexuarat