Byfusion, kthen te gjitha mbetjet plastike te oqeaneve ne blloqe ndertimi ekologjike
Mbetjet në oqean, veçanërisht ato plastike janë një problem i madh dhe shumë njerëz kreativë janë duke punuar mbi mënyrat se si mund ta pastrojnë atë. Një kompani me bazë në SHBA, e quajtur RePlast ka krijuar një teknologji, e cila i riciklon këto mbetje në blloqe të qëndrueshme ndërtimi.
E quajtur ByFusion, ajo u krijua nga shpikësi Peter Leëis, nga Zelanda e Re, i cili është edhe inxhinieri kryesor i kompanisë. Procesi i tij përfshin një platformë modulare, që mbledh mbeturinat plastike në blloqe me densitet dhe forma të ndryshme.
Deri tani blloqet e krijuar nga plastika e ricikluar janë dizenjuar për tu përdorur në mure dhe pengesa rrugore, por kompania është e hapur ti modifikojë këto materiale ndërtimi me qëllim që të përdoren edhe në projekte të tjera. Duke qënë se ky material është krijuar 100% nga lëndë plastike atëhrë emetimi i gazeve serrë është 95 % më i ulët se me blloqet tradicionalë të betonit.