×
Secondary Adv

Paisja qe analizon higjenen tone te gojes ne disa sekonda

Share on Google+

Kompania “Breathometer” ka krijuar një paisje të re, e cila mund të identifikojë me saktësi problemet tuaja të higjenës orale.

 

E quajtur Mint, ajo lidhet me smartfonët iOS dhe Android dhe përdor fuqinë e tyre të përpunimit për të dhënë rezultatet. Sensorët e paisjes përdorin nivelet e kombinimeve të paqëndrueshme të squfurit të frymës (VSCs) për të gjykuar shëndetin tuaj oral.

Kompania pretendon se pajisja mund të bëjë një lexim të saktë të VSCs dhe pastaj e dërgon atë në smartfon nëpërmjet Bluetooth për të treguar rezultatet në një aplikacion. Aplikacioni gjithashtu përmban një opsion për të krahasuar efikasitetin e një seance larje dhe i kërkon përdoruesit ta vendosin paisjen para dhe pasi kanë pastruar dhëmbët.

Duke përdorur këto të dhëna, pajisja gjithashtu ofron këshilla të personalizuara dhe përcakton qëllimet e higjienës orale. Për tu karikuar Mint mund të lidhet nëpërmjet një USB-je dhe ka një çmim 100 dollarë.


Më të lexuarat