×
Secondary Adv

6 projektet fituese te cmimit te arkitektures Aga Khan 2016

Share on Google+

Ditën e hënë në një ceremoni në Abu Dhabi u shpallën fituesit e çmimit Aga Khan për arkitekturën. Ky konkurs, i cili zhvillohet çdo 3 vjet konsiderohet si një nga më prestigjozët dhe fitimprurësit e kësaj fushe. Nga 348 nominime, këtë vit gjashtë projekte janë përzgjedhur si fitues nga një panel arkitektësh dhe inxhinierësh. 6 fituesit do të marrin një çmim 1 milion dollarë.

 

Fituesit janë:

 

1. Qendra e Miqësisë nga Kashef Mahboob Chowdhury

 

"Qendra e Miqësisë" u dizenjua nga arkitekti nga Bangladeshi, Kashef Mahboob Choëdhury për një oragnizatë joqeveritare , e cila punon me popullsinë e varfër lokale.

 

2. Qendra e artit dhe Biblioteka publike e fëmijëve nga ZAO 

Ajo është një bibliotekë e vogël për fëmijë, rreth 9 metër katror, e vendosur pranë sheshit Tiananmen në Pekin. Struktura është ndërtuar nga beton i përzierë me bojë kineze, tulla gri që riciklohen dhe kompesatë e ngrohtë.

 

3. Superkilen nga BIG dhe Superflex 

Superkilen është një park një kilometër i gjatë, i vendosur në qarkun Nørrebro të Kopenhagenit, një nga lagjet me larmishmërinë më të madhe etnike të kryeqytetit danez. Dizajni është i përbërë nga 3 zona: ‘Red Square’, ‘Black Market’, ‘Green Park’.Ky park urban promovon rigjallërimin e zonës dhe integrimin midis më shumë se 60 kombësive të ndryshme.

 

4. Ura e këmbësorëve Tabiat nga Diba Tensile 

Kjo urë e lakuar 270 metra e gjatë nuk shërben vetëm si rrugë për të lidhur dy parqe në Teheran, por edhe si një hapësirë publike. Ajo ofron  hapësira të gjelbra, tapiceri, kioska dhe një pamje të bkur përreth.

 

5. Xhamia Bait Ur Rouf nga Marina Tabassum 

E vendosur në Dhaka xhamia Bait Ur Rouf u dizenjua nga arkitektja  Marina Tabassum për të plotësuar dëshirën e gjyshes së saj të ndjerë për një xhami lagjeje. Ajo ka një sipërfaqe rreth 754 metër katror.

 

6. Instiuti Issam Fares nga Zaha Hadid 

Arkitektja Zaha Hadid dizenjoi Institutin Issam Fares për Politikat Publike dhe Mardhëniet Ndërkombëtare për Universitetin Amerikan të Beirutit. Sipërfaqja e tij është rreth 3 000 metër katror.


Më të lexuarat