×
Secondary Adv

Adidas prezanton kepucet e para te bera plotesisht nga robote

Share on Google+

Kompani të ndryshme në të gjithë botën janë duke u bërë gjithmonë e më shumë robotike për prodhimin e produkteve të tyre. Robotët do të marrin 5 milion vende pune vetëm në SHBA deri në vitin 2020 sipas të dhënave nga statistikat.

 

Dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës raporton se 137 milion aziatikë mund të humbasin vendin e tyre të punës për shkak të robotëve në 20 vitet e ardhshme. Kompania Adidas ka prodhuar këpucët e saj të para në një fabrikë në Gjermani, e cila ishtë pothuajse me personel plotësisht robotik.

Adidas gjithashtu ka automatizuar dizajnin e këpucëve përmes teknologjisë ARAMIS. Ajo përcakton tendosjen apo tensionin në lëkurën e individit apo të kockave për të krijuar një këpucë më të mirë. 

Ben Heath, nënkryetar i dizajnit në Adidas tha se këpucët Futurecraft M.F.G, janë një shembull i përdorimit  të robotëve për të bërë këpucë më të mira dhe më të përshtatshme për atletët. Tani për tani kompani do të shesë vetëm 500 palë prej tyre.


Më të lexuarat