×
Secondary Adv

Gruaja britanike nderton nje shtepi prej balte per vetem 5000 dollare

Share on Google+

Atulya Bingham, një grua nga Britania pasi jetoi për 8-muaj në malet e Mesdheut, u dashurua me atë zonë. Por, në vend që të blinte një shtëpi ajo e ndërtoi vetë një të tillë me baltë.

 

Shtëpia përfshin një tualet, rubinet uji dhe panele diellorë për energji elektrike. I gjithë projekti për tu përfunduar morri rreth gjashtë javë dhe kushtoi rreth 5000 dollarë. Bingham përdori një teknikë të quajtur ‘earthbag’ një nga teknikat më të mira për ndërtimin me baltë. Earthbags janë antizjarr dhe antiplumb, të shpejtë dhe të lehtë për tu ndërtuar.

Strukturat u rezistojnë përmbytjeve të menjëherëshme nga sistemi me gjemba i instalimeve elektrike dhe qeseve të dheut. Për shkak të formës së çantave, struktura merr forma të lakuara.

Shtëpia prej balte është ideale për shumë llojë klimash me përjashtim të temperaturave nën zero. Bingham pretendon se për të ndërtuar shtëpinë tuaj nga balta ju nevojiten vetëm 16 gjëra si: toka për të ndërtuar në të, një ekip, gurë, zhavor, çanta, tela me gjemba etj. Ajo tha se nuk kishte një diplomë në arkitekturë  apo inxhinieri. Gjithcka që kishte nevojë për ndërtimin e shtëpisë ishte zgjuarsi dhe shkathtësi.


Më të lexuarat