×
Secondary Adv

Shkencetaret krijojne nje metode te re per sigurine e paisjeve tuaja. Ja cila eshte ajo

Share on Google+

Wi-Fi and Bluetooth janë teknika që i lejojnë hakerat ti vjedhin fjalëkalimet shumë lehtë dhe në mënyrë anonime.

 

Për të ndaluar këtë një grup studentësh ka zhvilluar një metodë, që përdor transmetimet me frekuencë të ulët për të dërguar fjalëkalimet nëpërmjet trupit të njeriut.

Sensorët e shenjave të gishtave janë përdorur për të vërtetuar identitetin e përdoruesit të një paisjeje, por  ekipi i hulimtuesve e ndryshoi procesin e skanimit të gjurmëve të gishtave dhe e përdori atë si një sistem dalës, i cili korrespondon me të dhënat që përmban një fjalëkalim apo kod. Për shembull, për të zhbllokuar derën e shtëpisë tuaj ‘inteligjente’, thjesht mbani dorezën e derës dhe prekni sensorin e gjurmëve të gishtave në telefonin tuaj.

Teknologjia më pas do të transmetojë kodet nëpërmjet trupit tuaj për të hapur derën pa përhapur ndonjë nga të dhënat tuaja personale nga Wi-Fi ose Bluetooth.


Më të lexuarat