×
Secondary Adv

Shkencetaret krijojne betonin qe mund te lakohet dhe ndryshoje forme

Share on Google+

ConFlexPave është një lloj i ri betoni i shpikur nga hulumtuesit në Qendrën Industriale të Inovacionit dhe Infrastrukturës (I3C).  Përveç të qenit më i fortë dhe më i qëndrueshëm, aspekti më i dallueshëm i këtij lloji të ri të betonit është fleksibiliteti i tij.

 

Shkencëtarët nga Universiteti i Teknologjisë Nanyang (NTU) thonë se struktura jo e brishtë e ConFlexPave siguron qëndrueshmëri më të gjatë dhe gjithashtu ul shpenzimet e mirëmbajtjes. Profesor Chu Jian, nga I3C  tha se materiali i sapo krijuar është ideal për shtëpitë e parafabrikuara.

Betoni tradicional përbëhet nga përzierja e çimentos, zhavorrit, ujit dhe rërës. Edhe pse ky kombinim siguron qëndrueshmërinë e strukturës, dihet se betoni nën presion të madh mund të plasaritet. Në krahasim me përzierjen e zakonshme të çimentos, të cilat i japin strukturës forcë dhe fleksibilitet. Betoni fleksibël duke qënë më i lehtë në krahasim me atë tradicional do e bëjë më të lehtë transportin e materialeve të ndërtimit.


Më të lexuarat