Shkencëtarët kanë llogaritur madhësinë dhe vetitë e sipërfaqes të planetit të quajtur Proxima b dhe arritën në përfundimin se ai mund të jetë i ngjashëm me Tokën.
Ata e njoftuan zbulimin e Proxima B-së në gusht dhe thanë se mund të jetë i pari eksoplanet, që një ditë mund të vizitohet nga robotët. Planeti orbiton rreth yllit të saj Proxima Centauri, rreth katër vite dritë larg nga ne. Sipas studimit ai ka një masë rreth 1.3 herë më të madhe se Toka dhe është rreth 7.5 milion km larg nga ylli i tij.
Proxima Centauri është më i vogël dhe 1000 herë më i dobët se dielli tonë, që do të thotë se Proxima b është në distancën e duhur për të ofruar kushte potencialisht të banueshme.
Çfarë e bën Proksima b kaq unik?
Distanca: Ky është planeti më i ngjashëm me Tokën që ne mund të gjenim ndonjëherë. Rrotullohet rreth yllit tonë më të afërt, planeti është vetëm katër vite dritë larg.
Përbërja: Planeti është shkëmbor dhe me një madhësi të ngjashme me Tokën.
Temperatura: Temperaturat në sipërfaqen e planetit mund të jenë midis -90° dhe 30° C.
Atmosfera: Nëse Proxima b ka një atmosferë, me përbërësit e thjeshtë: ujë, dioksid karboni dhe shkëmb, të cilat janë të nevojshme për formimin e cikleve biokimike që ne e quajmë jetë, mund të jenë të pranishme dhe të ndërveprojnë në sipërfaqe të planetit.