Aplikacioni me te cilin ju mund te kontrolloni shtepine
Thington, një kompani me bazë në San Francisko ka krijuar një aplikacion për iPhone me anë të së cilit ju mund të kontrolloni shtëpinë tuaj.
Aplikacioni mund të komunikojnë me përdoruesit përmes mesazheve tekst, duke e lejuar atë të gjejë preferencat specifike në sistemin e çdo pajisje thjesht duke ju bërë një pyetje. Për shembull për të rregulluar ndriçimin e dritave ‘inteligjente’ në shtëpinë tuaj, ju mund ta bëni atë në ‘Ndrysho parametrat’, ‘Mos e bëj këtë’, ‘Lëre ashtu si është.’
Ai gjithashtu vjen me një funksion të quajtur “Guestlist” i cili ju lejon të ndani kontrollet (rregullimet, modifikimet) me familjen dhe miqtë, kur ata janë në shtëpinë tuaj. Sipas firmës ky akses do të jetë i aktivizuar vetëm kur ata janë fizikisht atje, pasi kur largohen rregullimet zhduken.
Bashkëthemeluesi i aplikacionit Matt Biddulph tha: “ Ju nuk duhet të jeni një programues për të përfituar sa më shumë nga paisjet inteligjente të shtëpisë tuaj. Ne jemi duke punuar shumë për tu dhënë të gjithëve asistentin e tyre inteligjent.”