×
Secondary Adv

Njihuni me paisjen qe mund te kontrolloje endrrat tuaja

Share on Google+

Një kompani hollandeze ka krijuar një paisje, e cila ka për qëllim të ndihmojë përdoruesit të flenë përmes krijimit të ëndrrave  të qarta, duke “përmbushur çdo fantazi dhe përvojë” që ata duan.

 

Rripi i quajtur iBand+ , ka sensorë të veçantë, të cilët matin lëvizjen e trupit, rritmin e zemrës dhe temperaturën e trupit. Këtë infomacion ai e gjurmon gjatë gjithë ciklit të gjumit dhe më pas e përdor “për të luajtur dhe përshtatur sinjalet audio-vizive” për të nxitur ëndrrat.

Kjo realizohet nga kombinimi i efekteve të dritave dhe tingujve që luhen nga altoparlantë, të cilët gjenden te paisja. Rripi, i cili vjen në tri ngjyra, është i lidhur edhe me një aplikacion, duke i lejuar përdoruesit të gjurmojnë gjumin e tyre për një periudhë të gjatë kohore. Nëse paisja del në treg do të kushtojë rreth 312 dollarë.


Më të lexuarat