×
Secondary Adv

Teknologjia e re qe do te prodhoje 11 gallon uje te pijshem nga ajri

Share on Google+

Kjo është një paisje e re, e cila mund të prodhojë deri në në 11 gallon ujë të pastër nga ajri, pa një burim të jashtëm energjie dhe pa ndikime negative në mjedis.

 

E quajtur Water Seer, ajo merr energji nga një turbinë e thjeshtë ere dhe mund të jetë hapi i parë drejt një zgjidhje përfundimtare të mungesës së ujit në mbarë botë. Paisja është vendosur rreth 1.8 metër nën tokë dhe në krye të saj është një turbinë ere.

Anët metalike të poçes nëntokësore freskohen nga dheu përreth. Era rrotullon turbinën, e cila nga ana tjetër rrotullon tehet e brendshme, të cilat drejtojnë ajrin drejt një dhome kondensimi.  Pasi ajri i ngrohtë ftohet në poçe, avujt e ujit kondensohen në pjesët anësore të saj dhe më pas rrjedhin në rezevuar.

Nëpërmjet një pompë apo tubi mund të merret ujë i pastër dhe i sigurtë. Për shkak se anët e poçes nëntokësore  janë gjithmonë më të ftohta se ajri, atëherë Water Seer grumbullon  gjithmonë ujë, ditë dhe natë edhe kur nuk ka erë. Për të ndërtuar disa paisje të tilla në vende të ndryshme të botësduhen rreth 77 000 dollarë.


Më të lexuarat