×
Secondary Adv

Sera e se ardhmes qe mund te rrise bime edhe pa uje

Share on Google+

Zhvillimi i një teknologjie të re po krijon mundësi për prodhimin e ushqimit edhe në shumë rajone të thata. Një kompani australiane e quajtur “Sundrop Farms” ka ndërtuar një serë me panele diellorë, e cila për të rritur bimë nuk kërkon ujë.

 

 

Kultivuesi i bimëve Adrian Simkins tha: “Ky është një projekt shumë i veçantë dhe i vetmi i këtij lloji jo vetëm në Port Augusta, por në të gjithë botën.”Një central termik siguron të gjithë ujin, energjinë elektrike dhe ngrohjen që objekti kërkon. Duke përdorur mbi 23,000 pasqyra, drita e diellit godet një aparat, duke prodhuar 39 megavat energji termike. Ndërtimi i kësaj ferme ka kushtuar 200 milion dollarë dhe në një vit ajo prodhon mbi 15.000 ton domate.


Më të lexuarat