×
Secondary Adv

Banka hollandeze zevendeson 5,800 punonjes me makineri dixhitale

Share on Google+

ING, një bankë e madhe holandeze, njoftoi këtë javë se ka në plan të kursejë 1 miliard dollarë (900 milionë euro), duke shkurtuar 5,800 vende pune në kuadër të një ‘transformimi dixhital.’

 

Ky transformim nuk do të jetë i lirë.  ING ka në plan të investojë gjatë 5 viteve të ardhshme 800 milion euro në një teknologji, e cila  do të standardizojë infrastrukturën e saj, të dhënat, si dhe proceset e tjera në ‘një platformë bankare digjitale.’

Numri i filialeve të saj gjithashtu do të shkurtohet. Vetëm në Belgjikë ING do të mbyllë pothuajse gjysmën e filialeve të saj. Shumica e stafit që punon me kohë të plotë do të humbë vendin e punës në Belgjikë dhe Holandë. 

Departamentet si IT, burimet njerëzore,  financat dhe menaxhimi i riskut të gjithë do të jenë të centralizuar. Zëdhënësi i Bankës  Raymond Vermeulen tha se ky vendim garanton një shërbim të shkëlqyer për klientët.


Më të lexuarat