×
Secondary Adv

Paisja qe mund te bllokoje zhurmat e padeshiruara

Share on Google+

Mungesa e gjumit është një problem shëndetësor serioz për shumë amerikanë.  Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se të flesh mjaftueshëm nuk është një luks. Kjo është një domosdoshmëri dhe duhet të mendohet  si një shenjë jetike për një shëndet të mirë.

 

Për më tepër 72% e amerikanëve thonë se qetësia në dhomë është shumë e rëndësishme për të fjetur mirë. Për këtë qëllim një kompani në Masaçusets ka krijuar një paisje të teknologjisë së lartë, e cila është e aftë të bllokojë zhurmat.

“Nightingale” përmban dy altoparlantë dhe një opsion për 15 zhurma të ndryshme, që e përdor për të mbrojtur personin që po fle prej tyre. Paisja gjithashtu mund të luajë tinguj të ndryshëm të natyrës për tu ndihmuar të flini më shpejt dhe më lehtë.

Ajo mund të kontrollohet me anë të aplikacioneve për iOS dhe Android ose një ëeb nga  çdo kompjuter, dhe është e planifikuar të fiket dhe të ndizet në mënyrë automatike. Ajo kushton 249 dollarë.


Më të lexuarat