×
Secondary Adv

Philips dhe Dubai krijojne llamben LED me efikase ne bote

Share on Google+

Philips në bashkëpunim me kompani në Dubai është duke krijuar një sërë llambash LED, të cilat mund të reduktojë konsumin e energjisë elektrike deri në 90 për qind.

 

Gjithashtu këto llamba të reja mund të zgjasin deri në 15 herë më shumë se sa homologet e tyre inkandeshente, duke i bërë ato me të vërtetë një zgjedhje të mençur dhe tërheqëse. Projekti “Dubai Lamp” u prezantua këtë javë gjatë Panairit të Ujit, Energjisë, Teknologjisë dhe Mjedisit.

 

Philips i ka lënë tashmë  gjurmët e veta në tregun e LED, me nxjerrjen në treg të llambës Hue, e cila është përdorur për të ndriçuar stadiume dhe qytete në të gjithë globin. Tani kompania po zhvillon llambat LED të parat në botë, 200 lumens (LM/Wat), të cilat do të jenë më të fuqishmet dhe efikaset të prodhuara deri më tani.

Gama e “Dubai Lamp” do të përbëhët nga 4 llamba LED, që do të jenë në dispozicion në dy ngjyra. Këto llamba LED do të zëvendësojnë llambat inkandeshente të Philips 25-W, 40-W dhe 60-W dhe do të përdoren në të gjithë qytetin e Dubait. “Dubai Lamp” do të dalin në shitje në fund të këtij viti.


Më të lexuarat