×
Secondary Adv

Shkencetaret kane transmetuar per here te pare te dhena permes nje rrjeti kombetar te energjise elektrike

Share on Google+

Për herë të parë shkencëtarët në  Angli kanë transmetuar me sukses të dhënat përmes një rrjeti kombëtar të energjisë elektrike. Kjo arritje shënon një hap para drejt rrjeteve ‘virtualë’ të energjisë, të cilat lejojnë shtëpitë dhe bizneset ta përdorin energjinë me më shumë mençuri.

 

Kjo pasi sistemi përdor në vetvete rrjetin e energjisë elektrike për të dërguar sinjale të të dhënave, teknologjia mund të instalohet dhe të zbatohet shpejt pa pasur nevojë për infrastrukturë shtesë. Teknologji si kjo mund të ndihmojnë njerëzit të ulin faturat e tyre të energjisë dhe të reduktojnë apo eliminojnë nevojën për përdorimin e gjenratorëve. Rrjeti i ri i të dhënave dhe sistemi i matjes është zhvilluar nga “Reactive Technologies (RT).”

 

Ajo punon pak si një termostat ‘inteligjent’, i cili monitoron përdorimin dhe dërgon sinjale në parametrat më të ulëta të temperaturës në mënyrë që të kursejë energji. Në shkallë të rrjetit kombëtar të energjisë elektrike, sistemi i ri i të dhënave mund të udhëzojë një frigorifer për të bërë një rritje të temperaturës rreth 0.5°C ose mund të sinjalizojë një ngrohës uji të ndizet në mes të natës kur normat e shërbimeve janë më të ulëta.

Edhe pse sistemi punon me metra për leximin e përdorimit të energjisë, të dhënat janë regjistruar në mënyrë anonime, kështu që pronarët e shtëpive dhe menaxherët e ndërtimit nuk duhet shqetësohen në lidhje me privatësinë e tyre. Sipas të dhënave nga Komisioni Kombëtar i Infrastrukturës, ky rrjet virtual ‘inteligjent’mund tu kursejë konsumatorëve 9.8 miliard dollarë çdo vit deri në vitin 2030.


Më të lexuarat