×
Secondary Adv

Zhvillime teknologjike qe kane ndikuar shume ne sektorin e ndertimit

Share on Google+

Teknologjia në sektorin e ndërtimit ka shënuar një ndryshim të rëndësishëm në krijimin e qyteteve dhe strukturave inteligjente.

 

Më poshtë ne kemi listuar 5 teknologji në zhvillim, të cilat do të vazhdojnë të transformojnë  këtë industri gjatë viteve që do të vijnë.

 

1. Oculus Rift

Oculus Rift janë kufje të realitetit virtual, të cilatpërdoren gjithmonë e më shumë nga puntorët e ndërtimit dhe arkitektët për dizenjimin e shtëpive dhe qendrave tregëtare.

 

2. Microsoft HoloLens

Hedhur në treg në 2016, Microsoft HoloLens do të bëhet një forcë dominuese në sektorin e ndërtimit. Duke përdorur Windows 10, kjo teknologji është në gjendje të skicojë (të bëjë planimetrinë) mjedisin apo dhomën, duke i lejuar përdoruesit të shqyrtojnë hologramat dhe të përfshijnë objekte në botën reale.

 

3. Helmetat ‘inteligjente’

Shpikur nga kompania e teknologjisë ‘Daqri’, helmetat inteligjente janë duke u përdorur gjithmonë e më shumë për tu mundësuar punrtorëve të ndërtimit të punojnë në mënyrë më të sigurt, efikase dhe për të përmirësuar ndjeshëm performancën më anë të realitetit të shtuar. Helmetat do të kenë softëare BIM.

 

4. Dronat

Dronët janë vendosur të përdoren në fushën e ndërtimit dhe projektimit për të siguruar një informacion më të shpejtë dhe më të saktë. Ata janë të aftë të krijojnë harta ajrore të vendevë ku mund të ndërtohet dhe nxjerrin në pah çdo çështje strukturore, duke u dhënë kompanive mundësi të parashikojnë dhe të planifikojnë në mënyrë më efektive si edhe të reduktojnë kostot tradicionale.

 

5. Interneti i Gjërave (IoT)

Që nga viti 2014, Interneti i Gjërave (Internet of Things) është duke formësuar me shpejtësi rrugën në të cilën teknologjia i ka mundësuar sektorit të ndërtimit të ndërtojë shtëpi inteligjente dhe qytete.


Më të lexuarat