Kombi i pare hapsinor do te mbroje token nga asteroidet
Një grup shkencëtarësh me famë gjatë një konference në Paris kanë njoftuar, se ata kanë planifikuar të krijojnë një komb në hapësirë, të pavarur nga çdo vend në Tokë, i cili do të përdoret për të mbrojtur planetin nga sulmet e asteroidëve.
Projekti është quajtur Asgardia dhe sateliti i parë është vendosur të niset vitin e ardhshëm dhe do të përbëhet nga ‘qytetarët e vet, do të krijojë sistemin e vet ligjor, flamurin dhe simbole të tjera të një kombësie’, sipas një deklarate nga ekipi i Asgardia. Emri i tij vjen nga qyteti i qiejve i udhëhequr nga Odin nga Valhalla në mitologjinë skandinave.
Udhëheqësi i skuadrës Dr. Igor Ashurbeyli, një shkencëtar i shquar rus dhe themelues i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve Hapësinore, tha: “Koncepti i këtij projekti përbëhet nga tri pjesë: filozofike, ligjore, shkencore/teknologjike.” Projekti do të përfshijë edhe njerëz të thjeshtë duke zhvilluar konkurse për të ndihmuar në krijimin e flamurit dhe emblemës së kombit. Website i Asgardia-s do të lejojë 100.000 njerëzit e parë të regjistrohen për tu bërë qytetarë të kombit të ri të hapësirës.