Ndertohet centrali me i madh i energjise diellore ne SHBA
Komapnia me bazë në Kaliforni “SolarReserve” ka njoftuar se ka në plan të ndërtojë një fermë masive të energjisë diellore (CPS) në Nevada, e cila do jetë një nga më të mëdhatë në botë.
Projekti quhet Sandstone dhe do të kushtojë rreth 5 miliard dollarë. CEO i “SolarReserve” Kevin Smith tha se ai do të mud të gjenerojë 1,500 -2,000 megavat energji, mjaftueshëm për të furnizuar me elekticitet 1 milion shtëpi.
Ndryshimi mes paneleve diellorë dhe sistemeve CSP është se këta të fundit mund ta përdorin energjinë diellore edhe pas perëndimit të diellit. Projekti përfshin të paktën 100,000 heliostate (një instrument astronomik, i cili përdoret për të reflektuar dritën e diellit në një drejtim konstant), të cilët tërheqin rrezet e diellit dhe i përqëndrojnë ato në 10 kulla të pajisura me një sistem me kripë të shkrirë të ruajtjes së energjisë.
Konkurrenca për të ndërtuar fermën e energjisë diellore më të madhe në botë është e ashpër. Këtë verë Dubai njoftoi se deri në 2030 ka në plan të ndërtojë centralin CSP më të madh në botë.