Kabinat lundruese qe do te pastrojne ajrin dhe ujin e ndotur
Projekti “Jellyfish Lodge” është krijuar nga Janine Hung me qëllim për të mbrojtur elementët më themelorë të jetës: tokën, ajrin dhe ujin.
Këto struktura lundruese janë të ngjashme me kandilat e detit. Ato janë një kombinim i tentakulave për mbledhjen e mbeturinave, kopështe ‘aquapoinic’ (kultivimi i bimëve në ujë) dhe sistemeve për filtrimin e ujit. Strukturat me panele diellorë kanë kopshte të brendshme, të cilët lulëzojnë ndërsa filtrojnë ujin e ndotur.
Tentakulat e gjata të ‘kandilit të detit’ mbledhin mbeturinat pa dëmtuar gjallesat nënujore. Ata gjithashtu testjnë ujin për toksicitetin dhe fillojnë procesin e trajtimit të ujit me anë të elementëve unikë të absorbimit mikrobial. Pasi është pastruar, uji kthehet në mjedisin rrethues. Kopshtet ‘aquapoinic’ rritin ushqim ndërkohë që pastrojnë ajrin me një sistem elektrostatike.