×
Secondary Adv

Prodhohen kepucet e pajisura me Wi-Fi dhe Tv

Share on Google+

Kompania “Virgin America” ka krijuar një palë këpucë unike të quajtura “First Class Shoe.”

Ato janë menduar për të imituar objektet e klasit të parë të ofruara nga “Virgin America” dhe janë projektuar si të tilla. Këpucët janë të pajisura me një portë USB për tu karikuar, me Wi-Fi hotspot dhe një ekran Tv në pjesën e sipërme të tyre.

Ashtu si fluturimet e klasit të parë ato nuk do të kushtojnë pak. Janë prodhuar vetëm një palë dhe aktualisht janë në ankand në eBay. Deri një javë më parë shifra e tyre kishte arritur në 2000 dollarë. Të ardhurat që do merren prej tyre do ti dhurohen organizatës jofitimprurëse Soles4Souls, e cila synon të ndihmojë në luftën kundër varfërisë.


Më të lexuarat