×
Secondary Adv

Roboti kopshtar qe mund ti beje te gjitha per ju

Share on Google+

Një kompani ka krijuar një robot të vogël, i cili mund të presë barin, të mbledhë gjethet madje edhe të pastrojë borën. Ai quhet Kobi dhe është plotësisht autonom.

 

Duke përdorur GPS dhe sensorë të tjerë roboti ndihmës mund të lëvizë rreth e rrotull i vetëm. Ai mund të presë barin në një lëndinë me sipërfaqe deri në 7 akra (28,328 metra katror), të mbledhë gjethet në një sipërfaqe 3 akra (12,141 metra katror) dhe të pastrojë borën e një sipërfaqe mbi mbi 0.37 akra (1.497 metra katror).

Kobi mund të punojnë në mënyrë të pavarur, por gjithashtu mund të kontrollohet edhe nga pronari i tij, duke përdorur një aplikacion në smartfon. Ai mund të udhëtojë me shpejtësi 2m/h, është i pajisur me Wi-Fi, Bluetooth dhe sistem alarmi anti-vjedhje. Kobi do të dalë në treg në fillim të vitit 2017, me një çmim prej 3, 999 dollarë .


Më të lexuarat