Krocera me e gjate ne bote udheton ne 7 kontinente per 357 dite
Agjensia angleze e udhetimeve “Mundy Cruising” ka ofruar një paketë me të cilën mund të udhëtoni në të gjitha kontinentet në vetëm 357 ditë.
Kroçera ‘Crystal Serenity’ do të fillojë lundrimin e saj nga brigjet e Majamit në janar. Ajo do të shkojë përreth Amerikës së Jugut, duke bërë një ndalesë në Rio, më pas do të lundrojë deri në Amazonë për të vizituar Maçu Piçu dhe vende të tjera.
Destinacioni i ardhshëm është Athina nga ku ju do të gjeni rrugën tuaj drejt Mbretërisë së Bashkuar përmes Mesdheut. Në fund të gushtit, anija do të shkojë për në Alaskë dhe më pas drejt Amerikës Qendrore. Linja e rradhës do të shkojë në Atlantik, Anglinë e Re dhe Kebek nga ku do të kthehen në Australi në muajin Tetor.
Në dhjetor do bëhet një udhëtim 33 ditor në Afrikë. Nga Antarktida, udhëtimi do të vazhdojë drejt Singaporit, Kinë dhe Indonezi. Ky lundrim i gjatë në të gjithë botën do të përfundojë në maj të 2018-ës.
Segmenti më i gjatë i lundrimit është udhëtimi në Amerikën e Jugut dhe Evropë, që zgjat respektivisht 94 dhe 92 ditë. Paketa përfshin fluturime të klasit të parë, kthim në shtëpi dhe kushton 155 000 dollarë.