×
Secondary Adv

Se shpejti Singapori do te testoje autobusat autonome

Share on Google+

Në vitin 2015, Singapori u emërua si një nga 12 vendet më të përparuara të botës në teknologji. Dhe projekti më i fundit e vërteton këtë!

 

 

Së shpejti aty do të testohen autobusat autonomë. Singapori ka disa arsye për ta bërë këtë, duke përfshirë: Përmirësimin e sigurisë rrugore, nxitjen e banorëve që të përdorin mjetet e transportit publik, përmirësimin e trafikut, uljen e ndotjes etj.

Autoriteti i Transportit shpreson që të pajisë përfundimisht me sensorë edhe autobusat eksiztues dhe të zhvillojë një sistem autonom, i cili mund të manovrojë trafikun e Singaporit dhe kushteve të klimës.

Ende nuk është caktuar se kur do të testohen këta autobusa, por kur të jenë gati ata do të udhëtojnë nga Universiteti i Teknologjisë Nanyang deri pranë stacionit Pioneer MRT.


Më të lexuarat