×
Secondary Adv

10 destinacionet me te mira per te kaluar Vitin e Ri 2017

Share on Google+

Për shumë njerëz rreth e rrotull botës festa e pritjes së Vitit të Ri është një nga më të mëdhatë ku ata mund të marrin pjesë. Shumë njerëz zgjedhin të bëjnë një festë të vogël me disa miq dhe anëtarët e familjes në shtëpi.

 

Të tjerët gëzojnë duke shkuar në një festë të madhe në një hapësirë publike me shumë njerëz të tjerë të pranishëm aty, kurse të tjerë do të shkojnë në një bar apo restorant.

 

Më poshtë po ju listojmë destinacionet më të mira në botë për të mirëpritur Vitin e Ri 2017.

 

1. Nju Jork

Për Vitin e Ri në ‘Times Square’ mblidhen rreth 1 milion njerëz për të parë muzikantët dhe uljen e topit, i cili është 3.6 metër i gjerë, prej kristali dhe peshon rreth 5.4 ton.

 

2. Sidnei

Sidnei është një nga qytetet e para të mëdha (pa llogaritur Auckland, Zelanda e Re) që mirëpret Vitin e Ri. Shfaqja e fishekzjarrëve është e ndarë në dy pjesë. E para fillon në orën 9, kurse e dyta që është edhe më e madhe bëhet në mesnatë. Ky spektakël fishekzjarresh ndiqet nga rreth 1 milion njerëz.

 

3. Edinburg

Për skocezët, 'Hogmanay' përkthehet si ‘dita e fundit e vitit’, por në Edinburgh, në stilin e vërtetë skocez, festimet e vitit të ri fillojnë një ditë më parë me një marshim drite pishtari. Aty ju do të shikoni fishekzjarre nga kështjella e Edinburg-ut, festa në rrugë me kërcime tradicionale skoceze.

 

4. Londër

Për ditën e Vitit të Ri aty ka festa në rrugë, grupe marshimi, paradë të kuajve të mbretëreshës dhe një spektakël fishekzjarresh që ndiqet nga 250 000 njerëz.

 

5. Hong Kong

Shfaqja e fishekzjarreve në Hong Kong është një nga më spektakolaret në botë dhe çdo vit ajo duket të jetë gjithnjë e më shumë mbresëlënëse. Festimet nisin me rënien e topit për të imituar kremtimin në Nju Jork. Porti Viktoria është qendra e festimeve.

 

6. Jost Van Dyke

Në ishujt e virgjër britanikë Jost Van Dyke festimi quhet Nata e Vitit të Vjetër. Këtu festa zgjat 48 orë dhe çdo vit ajo tërheq me mijëra njerëz.

 

7. Vjena

Një mënyrë më të civilizuar për të mirëpritur Vitin e Ri mund ta gjeni në Vjenë. Markete e Krishtlindjeve transformohen në panaire të Vitit të Ri dhe Silversterpfad është vendi i verës dhe kërcimit. Në ditët e Vitit të Ri njerëzit mblidhen jashtë bashkisë të qytetit për të parë Koncertin e Filarmonisë se Vienës në një ekran gjigand.

 

8. Rejkjavik

Në dhjetor Rejkjavik ka vetëm 4 orë ditë, por të festosh këtu Vitin e Ri është një eksperiencë unike. Festimet nisin me zjarre të mëdhenj me qëllim për të djegur problemet e vitit të kaluar dhe njerëzit kërcejnë, hanë dhe këndojnë.

 

9. Cape Town

Festimet në këtë qytet të Afrikës së Jugut zgjatin 3 ditë. Në prag të Vitit të Ri, kur ora shënon mesnatën aty bëhet një shfaqje e mrekullueshme me fishekzjarre dhe vendi i mirë për ti parë ato është maja e Malit Table.

 

10. Bangkok

Në Bangkok, mbidhen me qindra e mijëra njerëz në sheshin qëndror. Aty zhvillohet një koncert dhe shfaqje dritash të mahnitëshme. Pas mesnate njerëzit shkojnë në bare dhe klube.


Më të lexuarat