×
Secondary Adv

Dubai vendi i kopshteve me te bukur dhe me te medhenj ne bote

Share on Google+

Dubai është vendi i disa prej mrekullive më të shtrenjta dhe më të rëndësishme të arkitekturës, por kohët e fundit është bërë edhe ‘shtëpia’ e kopshtit më të madh në botë.

 

Ai nuk është vendi, që ju prisnit për të parë kopshtin më të madh të luleve për shkak të tokës së shkretë. Dubai vazhdimisht zhvillon mega projekte, kështu që nuk është për t’u habitur se tashmë aty ka ‘rritur’ edhe një parajsë për sytë.

I quajtur “Dubai Miracle Garden” ai u hap më 14 shkurt dhe mbulon një sipërfaqe prej 72.000 metra katrorë. Për ndërtimin e tij janë përdorur 100 milion lule dhe numërohen 70 lloje të ndryshme të tyre. Deri më tani ai ka tërhequr mbi një milion vizitorë dhe mendohet se shumë shpejt do të kthehet në një atraksion të vërtetë turistik.

Lulet janë rregulluar në formën e piramidave, rrathëve, yjeve, rrugë romantike dhe shumëngjyrëshe, tunele dhe kombinime ngjyrash të ndezura, të cilat të lënë një përshtypje të pabesueshme.  Për të krijuar këtë kopsht u deshën 400 njerëz dhe ai përfundoi për 60 ditë.

Kopshti Dubai Miracle është i veçantë për shkak se është i vendosur në mes të një shkretëtire të madhe dhe mirëmbajtja e tij është arritur me anë të sistemit të integruar të ujitjes. Organizatorët e këtij parku shpresojnë që ai të shënohet në Librin e Rekordeve Gines pasi ka orën më të madhe me lule, murin më të gjatë dhe piramidën më shumëngjyrëshe. Fëmijët deri në 3 vjeç mund ta vizitojnë parkun falas, kurse për të rriturit bileta kushton 5.50 dollarë.
Ata që vendosin ta vizitojnë kopshtin Dubai Miracle më shumë se një herë, gjithmonë do të kenë një përvojë të re, sepse lulet dhe dekorimet do të ndryshohen çdo vit.


Më të lexuarat