Kompania Airbus ka vendosur të krijojë një aeroplan plotësisht ekologjik.
Ai quhet E-Fan dhe ka dy motorë elektrikë. Qëllimi është për të krijuar ‘avionë komercialë me rreze të shkurtër.’ Në vitin 2014 E-Fan fluturoi mbi kanalin anglez duke u bërë avioni i parë plotësisht elektrik, që kalon hendekun 74 km.
Ai peshon vetem 600 kg dhe ka bateri litiumi, të cilat i japin mundësi të fluturojë për 40 minuta. Gjeneratën e ardhshme E-Fan do të jetë 4.0, i cili ka për qëllim të jetë i pari avion elektrik 4 vendësh.
Ai mund të arrijë një shpejtësi deri në 200 km/h, ndërsa peshon 100 kg më pak se paraardhësi i tij. Aktualisht avioni përdor dy paketa baterish, të cilat mund të sigurojnë një energji deri në 60 kilovat për rreth 45 minuta deri në 1 orë.
Përpjekjet e fundit të Airbus mund revolucionarizojnë tregun e aviacionit elektrik. Kompania është duke kërkuar të integrojë elemenentë të karburantit me hidrogjen për furnizimin me energji të motorave elektrikë. Në rastin më ideal, koncepti i ri do të reduktojë emetimet e karbonit me 75%, emetimet e NOx me 90% dhe do të reduktojë zhurmën me 65%.