×
Secondary Adv

Makina e pare e printuar ne 3D prezantohet ne Dubai

Share on Google+

Kompania “DigiRobotics” me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe ka prezantuar këtë javë në GITEX, panairi për teknologjinë, makinën e parë autonome të pintuar 3D.

I quajtur WIGO, ai është  mjeti i parë vetë-lëvizës i printuar në 3D, i prodhuar, montuar dhe programuar në Dubai. WIGO është ekologjike. Ajo ka sensorë dhe  një sistem mjaft të avancuar GPS, të cilat e lejojnë që ajo të njohë pengesat në rrugën e saj, dhe më pas të ndalojë ose të marrë një rrugë tjetër. 

Sipas krijuesve, makina autonome e printuar 3D është  e sigurt për publikun. Brenda saj janë dy palë ulëse, të dyja përballë njëra-tjetrës, si edhe një ekran i madh dhe iPad-e. Sipas “DigiRobotics” këto iPad-e përdoren nga pasagjerët për të përcaktuar vendin që ta do të shkojnë , si edhe për argëtim. Kjo makinë u krijua në shërbim të kërkesës së autoriteteve në Dubai për të bërë deri në vitin 2030, 25% të automjeteve autonome.


Më të lexuarat