A mund te zevendesohen gjyqtaret me robote? Ja cfare thone studiuesit...
Një grup shkencëtarësh kanë krijuar një robot, i cili mund të parashikojë rezultatet e proceseve gjyqësore të të drejtave të njeriut me saktësi 79 për qind.
Kjo teknologji është e para për të parashikuar rezultatet e proceseve gjyqësore ndërkombëtare duke analizuar tekstin e rastit me anë të një algoritmi të mësimit të makinerisë thonë studiuesit. Metoda u krijua nga hulumtuesit e Univesitetit College në Londër, Universitetit Shefild dhe Universitetit të Pensilvanisë.
“Ne nuk i shohim robotët si zëvendësues të gjyqtarëve apo avokatëve, por mendojmë se ata mund të jenë të dobishëm për identifikimin e shpejtë të modeleve në rastet që çojnë në rezultate të caktuara. Ai mund të jetë një mjet i vlefshëm për të evidentuar se cilat raste evidentimin se cilat raste kanë më shumë gjasa të shkelin Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.”: shpjegoi Dr Nikolaos Aletras, i cili udhëhoqi studimin në UCL.
Kjo mbështet gjetjet nga studimet e mëparshme të proceseve vendimmarrëse të gjykatave të tjera të nivelit të lartë, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë të SHBA-së, thotë studimi. Studiuesit identifikuan 584 raste në gjuhën angleze që lidhen me nenet 3, 6 dhe 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe aplikuan algoritmin për të gjetur modele në tekst.
Për të parandaluar paragjykimet dhe mos-mësimin, ata përzgjodhën për të analizuar një numër të barabartë të rastevë të shkeljeve dhe jo-shkeljeve. Rezultatet treguan se faktorët më të besueshme për të parashikuar vendimin e gjykatës ishin gjuha e përdorur, temat si dhe rrethanat e përmendura në rast tekst.
“Studimet e mëparshme i kanë parashikuar rezultatet bazuar në natyrën e krimit ose strategjinë e secilit gjyqtar. Kjo është hera e parë që vendimet gjyqësore janë parashikuar duke përdorur analizën e tekstit të përgatitur nga gjykata”: tha Dr Lampos. Studimi është publikuar sot në revistën “PeerJ Computer Science.”