Nëse po kërkoni të përmirësoni dietën tuaj ushqimore, por nuk e dini se ku të filloni atëherë hidhini një sy këtij aplikacioni.
Aplikacioni i njohur Lose it, tani vjen me një veçori të re, e cila është e disponueshme për të dyja platformat, iOS dhe Android.
E quajtur Snap it, ajo ju lejon që të identifikoni ushqimin që ju hani, ofron sfida për të humbur peshë dhe ju lejon ta lidhni me ‘gjurmues’ fitness-i për të dhëna më të sakta. Aplikacioni ‘Lose it’ i lejon përdoruesit të fotografojnë barkodin e produkteve që do të blejnë në një dyqan ushqimor duke e bërë më të lehtë për të marrë informacionin e nevojshëm.
Snap it shkon më tej! Gjithçka që ju duhet të bëni është një foto e vaktit që do të konsumoni dhe aplikacioni automatikisht do të identifikojë ushqimet në imazh për tu ofruar një llogaritje të saktë të kalorive. Sa më shumë njerëz e përdorin Snap it, aq më shumë teknologjia do të ‘përmirësohet dhe mësojë’ për të qënë më e saktë. Ajo mund të njohë shumë artikuj ushqimorë në një foto.