Ky karikues wireless i montuar ne mur mund te karikoje cdo paisje ne dhome
Teknologjia e karikimit wireless po zhvillohet gjithmonë e më shumë. Megjithatë paisja duhet të jetë në afërsi të karikuesit për tu siguruar se ajo është ngarkuar plotësisht.
Ky trend do të ndryshojë së shpejti, pasi hulumtuesit nga Universiteti ‘Duke’ kanë propozuar një teknologji të re. Ata përdorin një panel LCD për të karikuar disa paisje njëkohësisht nga një largësi 10 metër. Ky panel përbëhet nga një spirale prej teli që prodhon një fushë magnetike, e cila sjell rrymën në spiralen e bashkangjitur në objekt.
David Smith, profesor në Universitetin Duke, tha se me këtë teknologji të fundit, problemet me baterinë i përkasin të kaluarës: “Sistemi që ne kemi propozuar do të jetë në gjendje për të karikuar vazhdimisht dhe automatikisht çdo paisje kudo brenda një dhome.”
Sistemi përdor frekuenca më të larta mikrovalore për të zgjeruar shtrirjen e karikimit ‘wireless.’ Paneli LCD do të përbëhet nga materiale tashme të përdorura nga Toyota për të komunikuar me satelitët duke përdorur një antenë të sheshtë në pjesën e sipërme të makinave.
Çështjet që lidhen me këtë teknikë përfshijnë zhvillimin e burimit të energjisë elektromagnetike për të siguruar energji të balancuar, efikasitet dhe çmim të përballueshëm.