Se shpejti Microsoft sjell ne treg desktopin e palosshem
Ditën e mërkurë Microsoft njoftoi se ka krijuar një ‘desktop’ të ri, të palosshëm.
I quajtur Surface Studio, ai është një ekran me prekje 28 inç dhe mund të paloset në një kënd shikimi 20 gradë, i ngjashëm me tavolinat e pjerrëta në studiot e artit.
“Ne besojmë plotësisht se Surface Studio do të ndryshojë mënyrën se si ju prodhoni, krijoni dhe mësoni”: tha Panos Panay, një lider me paisjet e Microsoft. Produkti ka një dizajn spektakolar. Microsoft pretendon se ky është monitori LCD më i hollë në botë i ndërtuar ndonjëherë.
Surface Studio është i përkryer për çdo profesion krijues të tillë si: artistë, fotografë, dizenjatorë dhe ilustrues. Raporti 3:2 ka 192 piksel për inç. Ai është i pajisur me një mikrofon, i cili i lejon përdoruesit të flasin me Cortana, versionin e Microsoft-it të Siri, duke përdorur komandat e thjeshta të zërit. Desktopi është në dispozicion tani për 3000 dollarë, por në varësi të specifikave të hardëare, Studio Surface mund të kushtojë më shumë se 4, 200 dollarë.