×
Secondary Adv

Pranveren e ardhshme do te testohen ne Paris taksite fluturuese

Share on Google+

Taksitë ‘fluturuese’ së shpejti do të lëvizin përgjatë lumit Sena, duke ju mundësuar të përshkoni kryeqytetin francez në më pak se 15 minuta.

 

Këto mjete të ndërtuara kohët e fundit quhen Sea Bubble dhe do të testohen në Paris pranverën e ardhshme. Krijuesit e tyre Alain Thébault dhe Anders Bringdal thanë se automjetet e pazakontë do të prekin lehtë sipërfaqen e ujit dhe do të arrijnë shpejtësinë 30 km/h.

Sea Bubble ka madhësinë e një makine të vogël, e cila mund të mbajë brenda 4 pasagjerë dhe pilotin. Ato punojnë me energji elektrike, të cilën e sigurojnë nëpërmjet paneleve diellorë dhe turbinave detare. Ato janë më ekologjike se sa taksitë tradicionale. Udhëtimet me këto taksi ‘fluturuese’ do të kushtojnë rreth 10 paund (12 dollarë).


Më të lexuarat