Elon Musk prezanton pllakat e reja solare per catite e shtepive
Më 28 tetor, Elon Musk prezantoi linjën e re të pllakave solare për çatitë e shtëpive. Ato mund të prodhojnë energji elektrike dhe me të vërtetë duken të mrekullueshme.
Ato vijnë në 4 stile të ndryshme si: “Textured Glass,” “Slate Glass,” “Tuscan Glass” dhe pllakat “Smooth Glass.” Tesla thotë se sistemi mund të arrijë 98% të efikasitetit të një qelize diellore standarde, pavarësisht se është një sistem më kompleks për tu integruar me çatinë.
Sipas Musk këto tjegulla mund të zgjasin 2-3 herë më shumë se ato tradicionale. Të bëra prej qelqi kuarc, ato duhet të jenë në dispozicion deri në verën e ardhshme. Këto çati mund të gjenerojnë energji të mjaftueshme për një shtëpi dhe të reduktojnë në mënyrë të konsiderueshme faturat tuaja mujore, sidomos nësë kombinohet me baterinë Poëerëall 2.
Kompania është duke marrë porosi që tani për pllakat diellore, por CEO i Teslas tha se instalimet do të fillojë gjatë verës të 2017-ës.