×
Secondary Adv

Brenda nje dekade Skocia do te furnizohet 100 per qind me energji me ane te balonave

Share on Google+

Në sajë të një kompanie britanike me emrin “Kite Power Solutions” në vetëm 10 vite i gjithë rajoni i Skocisë do të furnizohet me energji nëpërmjet balonave.

 

Ato duken si parashuta dhe fluturojnë deri në lartësinë 6096 metër, duke lëvizur lart e poshtë sipas rymave të erës për të gjeneruar qindra megavat energji me një kosto super të ulët. “Kite Power Solutions”, së shpejti do të instalojë një sistem 500 kilovat të stacioneve energjitike të balonave, në Ministrinë e Mbrojtjes pranë qytetit Stranraer.

Secila prej balonave është 40 metër e gjerë dhe është e aftë për gjenerimin e deri në tre megavat të energjisë elektrike. Kjo është e ngjashme me prodhimin e një turbine të vetme ere (100 metra).

Një nga avantazhet më të mëdha të sistemit të energjisë me balona është se ato mund të vendosen në përdorim në vendet, ku një turbinë ere tradicionale është e vështirë për tu instaluar dhe gjithashtu ato me kalimin e kohës kërkojnë më pak mirëmbajtje. KPS-ja thotë se një “fermë” me pak më shumë se 1000 balona mund të prodhojë energji elektrike po aq sa stacioni bërthamor Hinkley Point C.


Më të lexuarat