×
Secondary Adv

Dyshemeja revolucionare e bere nga druri prodhon energji elektrike

Share on Google+

Inxhinierët në Universitetin e Wisconsin-Madison kanë projektuar dysheme revolucionare prej druri, të cilat gjenerojnë energji kur ne ecim.

 

Jo vetëm që krijojnë energji, por këto dysheme janë edhe të qëndrueshme, pasi për ndërtimin e tyre shkecëtarët përdorin edhe ‘brumin’ e drurit, të cilin shumë industri e trajtojnë si një produkt të padobishëm.

Ky produkt në brendësi ka nanofibra celuloze, të cilat kanë potencialin të prodhojnë një ngarkesë, nëse ato janë trajtuar kimikisht dhe hasin nanofibra të patrajtuar. Instalimi i nanofibrave në parket bën të mundur që këto dysheme të transformojnë hapat në elektricitet për karikimin e baterive ose ndezjen e dritave.

Për shkak se ‘brumi’ i drurit është i lirë dhe i bollshëm, këto dysheme të prodhimit të energjisë mund të kenë kosto tepër të përballueshme. Nanofibrat e celulozës të trajtuara kimikisht janë vënë në atë që UW-Madison e përshkruan si  pjesa funksionale. Këto shtresa të holla janë një milimetër të trasha ose më pak dhe disa prej tyre mund të instalohen në dysheme për të gjeneruar edhe më shumë energji.


Më të lexuarat