×
Secondary Adv

7 fakte ne lidhje me printimin 3D ne fushen e ndertimit

Share on Google+

Industria e ndërtimit gjithmonë e ka mirëpritur përdorimin e teknologjive të reja për të garantuar ndërtimin e strukturave të qëndrueshme dhe mbresëlënëse. Teknologji, të cilat reduktojnë kohën e ndërtimit, japin të dhëna më të sakta dhe rritin nivelin e sigurisë.

 

Printimi 3D është bërë një fenomen i njohur në këtë fushë, pasi në këtë mënyrë janë ndërtuar disa projekte, së bashku me përdorimin e BIM dhe dronëve. Më poshtë po ju listojmë disa fakte në lidhje me printimin 3D.

1. Printimi 3D është zhvilluar që nga viti 1950, por fitoi vrull përmes hulumtimeve në Universitetin Loughborough. Procesi përfshin shtrimin e materialeve nëpërmjet përdorimit të sistemeve dizhitale.

2. Përdorimi i printimit 3D do të punojë në përputhje me BIM, për të mbështetur në mënyrë efektive dizenjuesit dhe arkitektët në ndërtimin e strukturave të reja.

3. Përdorimi i printerit 3D mund të reduktojë kohën,  kostot e punës dhe siguron deri në 60 për qind më pak humbje.

4. Printimi 3D do të sigurojë shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve, të cilëve në të kundërt do ju duhet të punojnë në mjedise të rrezikshme.

5. Procesi do të jetë i mjaftueshëm për të mbështëtur zonat e prekura nga fatkeqësitë, por edhe NASA së fundmi  ka përfshirë përdorimin e ndërtesave të Printuara 3D në Hënë.

6. Për ndërtimin e strukturave të reja janë përdorur materiale të qëndrueshmetë tilla si: plastikë e shkrirë e biodegradueshme (e aftë për tu dekompozuar nga bakteret ose organizmat e tjera të gjalla) dhe beton ekologjik. Shpenzimet e reduktuara të transportit do të jenë gjithashtu një përfitim i shtuar, duke ulur emetimin e CO2 në atmosferë.

7. Përdorimi i printimit 3D do rritë benefitet për zonat e mbipopulluara, të cilat kanë nevojë për shtëpi të reja, për tu kujdesur për zonat me popullsi të dendur


Më të lexuarat