Ideja për të transplantuar një çip në trurin e njeriut, për tu dhënë atyre një kujtesë mbinjerëzore duket si subjekti i një filmi fantashkencë. Por tani një neuroshkencëtar është gati ta provojë këtë teknologji futuristike tek njerëzit.
Çipi i kujtesës tashmë është testuar me sukses tek minjtë dhe një ditë do të jetë një produkt komercial për të lejuar secilin që dëshiron të rritë kujtesën e tij. Dr Theodore Berger, i cili ka projektuar çipet e trurit, është një profesor i inxhinierisë biomjekësore në Universitetin e Kalifornisë Jugore.
Ai ka kaluar 20 vitet e fundit zhvillimin e kësaj teknologjie, e cila imiton sinjalet elektrike të trurit, për të studiuar sëmundjen Alzheimer. Ky software punon për të kthyer kujtimet afatshkurtra në afatgjata,pra për përmirësimin e kujtesës. Për të kthyer kujtimet afatshkurtra në ato afatgjata, truri dërgon një të dërgojë një shenjë të sinjaleve elektrike në një kod unik.
Çipi i trurit është projektuar në mënyrë të tillë që të dërgojë sinjale elektrike që përputhen me modelin ekzistues në tru, duke imituar procesin natyror të zhvillimit të kujtesës afatgjatë. Për realizimin e këtij projekti Dr Berger ka bashkuar forcat me Bryan Johnson, një sipërmarrës në fushën e teknologjisë, i cili më parë e shiti firmën e tij, Braintree, të PayPal-it për 800 milion dollarë (£ 615m).