×
Secondary Adv

Shangai Tower shpallet kulla me e bukur ne bote

Share on Google+

Emporis, një kompani e pasurive të patundshme, shpalli fituesit e saj të konkursit “2015 Skyscraper Awards”, në të cilin gjykohen kullat më të reja të bazuara te dizajni dhe funksionaliteti.

 

Kulla e Shangait, e vendosur në qendër të qytetit kinez, fitoi. Ajo përfundoi së ndërtuari në vitin 2015 dhe ka 127 kate. Nga jashtë është plotësisht prej xhami dhe duket sikur rrotullohet rreth një boshti, gjarpërues drejt qiellit.

 

Sipas një deklarate të jurisë ajo fitoi pasi ka jë arkitekturë të përsorur, si edhe dizajn dhe funksion. Për t'u kualifikuar për çmime, ndërtesa duhet të jetë të paktën 100 metër e lartë. Kulla e Shangait është e lartë 631 metër, kulla e dytë më e lartë në botë pas Burj Khalifës në Dubai.

Ajo mori gati shtatë vjet për të përfunduar dhe kishte një kosto ndërtimi 2.4 miliard dollarë. Lartësia nuk është e vetmja karakteristikë mbresëlënëse e kullës, e cila ishte dizenjuar nga firma amerikane e arkitekturës Gensler dhe arkitekti kineze  Jun Xia.

Ai gjithashtu përmban ashensorët më të shpejtë në botë, restorantin më të lartë në botë, një kuvertë vëzhgimi, dhe një pishinë. Brenda ka zyra, dyqane dhe restorante. Fituesi i vendit të dytë është kulla ‘Evolution’ e Moskës, e cila ka një fasadë të  të ngjashme me kullën e Shangait.


Më të lexuarat